Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i lartë i NATO-s, Policia me njoftim
Foto: Laura Hasani

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojë një delegacion i lartë i NATO-s, Policia me njoftim

Aktuale April 27, 2026 - 10:44

Sot dhe nesër në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Policia ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.