“Proces i bërë me nxitim e pa transparencë”, AGK-ja kritikon LVV-në për zgjedhjen e bordit të RTK-së e KPM-së
Foto: Laura Hasani

“Proces i bërë me nxitim e pa transparencë”, AGK-ja kritikon LVV-në për zgjedhjen e bordit të RTK-së e KPM-së

Aktuale April 24, 2026 - 22:52

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka shprehur zhgënjimin me Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës dhe të Komisionit të Pavarur për Media, duke e cilësuar si një “proces të dokumentuar haptazi si të komprometuar”.

Nga AGK, është thënë edhe se, kandidatët dy trupave drejtues të këtyre institucioneve janë përzgjedhur në procese të nxituara, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, të cilat e kanë pamundësuar zbatimin e parimit të meritokracisë.