Politikat mjedisore drejt standardeve evropiane
Foto: Laura Hasani

Politikat mjedisore drejt standardeve evropiane

Aktuale April 24, 2026 - 22:45

Politikat mjedisore për arritjen e standardeve evropiane ngërthejnë në vete sfida që në fokus kanë cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit.

Në këtë kontekst, reformimi përmes ligjeve, janë hapa konkretë të dikasterit të mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

“Kudo që kemi industri publike do të punojmë që ta ndalim ndotjen, qoftë të ajrit, tokës dhe të ujit sepse ne dimë ndotjet që po shkaktojnë këto ndërmarrje po të njëjtën kohë po interesohemi që këto ndërmarrje t'i bëjmë funksionale edhe të zhvillohet ekonomia e Kosovës por duhet të ndërmarrim masa të ulim ndotjen sa është e mundur", ka thënë Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Mbeturinat, sfidë e cila duhet të tejkalohet ndërsa nevojitet selektimi i tyre duke kanalizuar investimet për shfrytëzim të mbeturinave për nevoja të caktuara, në bashkëpunim me subjekte ekonomike ndërsa mbikëqyrje institucionale është e nevojshme për mos emetim të dyoksidit të karbonit për të cilin nevojitet pagesë e taksës shtesë.

“Kemi ndërtuar një kornizë ligjore e cila qartëson shumë mirë se si do të veprohet. Në shumicën e rasteve dom të jetë operator privat, por do të jetë edhe një autoritet qendror publik i cili do të menaxhojë sektorin e mbeturinave në atë mënyrë që mos të mbetet tërësisht në vullnetin e kompanive”, ka thënë Avni Zogjani, zv.ministër i MMPH-së.

Ligji për menaxhimin e mbeturinave publike mundëson pasjen e një mjedisi ekologjik si dhe përfitim ekonomik përmes planifikimit, pa krijuar hapa të ngutshëm për investime që në fund të ditës krijon konflikt brenda sistemit të menaxhimit të mjedisit ekologjik në vend./rtk