Çështja e presidentit, Bajqinovci: Opozita nuk duhet t’i mbyllë dyert, s’duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje

Çështja e presidentit, Bajqinovci: Opozita nuk duhet t’i mbyllë dyert, s’duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje

Aktuale April 21, 2026 - 12:26

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për çështjen e presidentit para fillimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ai ka thënë se opozita nuk duhet t’i mbyllë dyert, duke shtuar se këta të fundit nuk duhet ta dërgojnë vendin në zgjedhje, siç kanë bërë dy herë në vitin 2025.

“Opozita nuk duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje ashtu siç ka bërë në vitin 2025 dy herë, pra mendoj që është një tendencë që Kurti të mos qeverisë me vendin, të rrëzohet e jo pozita e presidentit, Mendoj që ka qenë një ofertë gjeneroze dhe duke e ditë si është votuar, i kemi gati 52%dhe LDK-ja i ka 15 deputet mendoj që ishte një ofertë gjeneroze për LDK-në. Unë besoj që opozita nuk duhet me i mbyll dyert, sepse ka kohë që të gjendet një solucion por varet prej opozitës…Mendoj që vetëm nuk duhet të mbyllen dyert me deklaratat që i kemi dëgjuar dje… ju e dini që prej se ka pas deklarata që ish-presidentja e vendit do të jetë në garë me LDK-në ju e keni parë që deklaratat e tyre ishin ne s’kemi çka me humbë, kemi humbë boll, këtu duhet të humbë LVV-ja. Kjo është gabim dhe mendoj që opozita duhet të reflektojë edhe njëherë dhe të ulet ën tavolinën e bisedimeve”, ka deklaruar Bajqinovci. /eo