Rizvanolli: Çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon
Aktuale
April 21, 2026 - 12:19
Teksa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se çmimi i rrymës në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon.
Ajo, ndër të tjera, krahasoi çmimin e energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera në rajon, transmeton Klankosova.tv.
“Duke qenë që kaq shumë flitet për çmimin e energjisë elektrike, dua ta them edhe një fakt. Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mbetet më i ulëti në rajon. Gjatë vitit 2025 ka qenë mesatarisht 8.17 centë për kW, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11.6 centë”, u shpreh ministrja.