Vdekjet e punëtorëve në Kosovë, eksperti kërkon masa urgjente për sigurinë në punë
Foto: Laura Hasani

Vdekjet e punëtorëve në Kosovë, eksperti kërkon masa urgjente për sigurinë në punë

Aktuale April 18, 2026 - 17:53

Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar 72 inspektime gjatë 48 orëve të fundit në disa komuna të Kosovës, në kuadër të rritjes së kontrolleve për sigurinë në vendin e punës.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë në vendin e punës, Naim Bajraktari, ka deklaruar se ndërhyrjet janë të domosdoshme dhe urgjente.

Sipas tij, vëmendja e shtuar ndaj Inspektoratit dhe vendimeve të fundit ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit publik, sidomos pas faktit se brenda katër muajve të parë të vitit 2026, tetë persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

“Është e domosdoshme urgjente marrja e masave. Prandaj jam përkrahës i këtij vendimi, i cili mori një jehonë të madhe mediatike dhe u përhap në gjithë Kosovën. Këto ditë po flitet gjerësisht për atë se çfarë ka ndodhur me Inspektoratin. Në fund të ditës, e gjithë kjo bëhet për të shpëtuar jetën e punëtorëve. Andaj bëj apel që të shtohen sa më shumë kontrollet shtetërore dhe punëdhënësit t’i zbatojnë masat e sigurisë në vendin e punës”, tha Bajraktari./klankosova