Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdoroheshin pajisje të avancuara për kultivim
Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Sahide Gashi, ka dhënë detaje pas zbulimit nga aksioni i tyre bashkë me Policinë të një laboratori të drogës në fshatin Jabllanicë e Vogël në Pejë.
Gashi bëri të ditur se operacioni është realizuar pas pranimit të informatave nga terreni dhe verifikimit të tyre përmes burimeve të sigurta, si dhe pas sigurimit të urdhrit të gjykatës kompetente.
Sipas saj, siç njofton Dukagjini gjatë kontrollit në lokacionet e dyshuara janë gjetur një laborator për kultivim të bimëve narkotike, si dhe pajisje të avancuara të përdorura për krijimin e kushteve të kultivimit.
Zbulohet laborator i madh i drogës në Pejë, Prokuroria dhe Njësiti anti drogë në aksion
“Kemi marrë informata nga puna në terë nga Njësiti i Antidrogës në Pejë, dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi siguruar urdhrin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardh në kontrollorë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezultuar me sukses. Ku kemi gjet lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirr në vendin e ngjarjes edhe Njësiti I KEDS-it”, ka thënë Gashi.