Arifi: Vizita e Kurtit në Spanjë nuk ka për qëllim interesat e Kosovës, por ato të partisë
Opinionisti Avni Arifi ka komentuar vizitat e kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit.
Arifi tha se vizita e Kurtit në Spanjë, që lidhet me Internacionalen Socialiste, nuk ka për qëllim interesat e Kosovës, por ato të partisë dhe bindjeve ideologjike të tij.
“E keqja është që po më doket në Spanjë ka shku për internacionalen socialiste, nuk ka shku për interesa të Kosovë,s por për interesat e partisë së tij dhe bindjeve të tij ideologjike”.
Arifi ka komentuar edhe për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se, nëse kryeministri Kurti vazhdon angazhimet jashtë vendit në një periudhë të tillë, kjo tregon se ai është i sigurt për veprimet që do të ndërmarrë.
“Megjithatë, kur ke një situatë emergjente të tillë, zgjedhjen e presidentit dhe nuk e ndal turizmin, atëherë kisha me thanë që ai është i sigurt në atë që do me e ba. Është i sigurt me shku në zgjedhje apo ka vendosë ndonjë marrëveshje me e bë dikë president, tash të shohim”, tha Arifi ./klankosova.