Haxhiu dekreton gjashtë ligje të rëndësishme për energji, infrastrukturë dhe arsim
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar shpalljen e gjashtë ligjeve të rëndësishme të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, që prekin sektorë kyçë të zhvillimit të vendit.
Sipas saj, këto ligje hapin rrugë për investime në energji të pastër, rritjen e efiçiencës në ndërtesat publike, përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe trajtimin e ujërave të zeza, si dhe krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë në arsimin e lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Haxhiu theksoi se përmes këtyre vendimeve, Kosova thellon bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare dhe me Bashkimin Evropian, duke e orientuar zhvillimin drejt qëndrueshmërisë dhe integrimit evropian.
Ligjet e dekretuara përfshijnë marrëveshje financiare me Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projekte në energji diellore, efiçiencë energjetike dhe trajtimin e ujërave të zeza, si dhe kredi për ndërtimin e rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë - Mitrovicë.
Po ashtu, është ratifikuar edhe marrëveshja për qasje në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor dhe një amendament financiar në kuadër të programit IPA me Bashkimi Evropian. /Zëri