AAK-ja mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme
Foto: Laura Hasani

AAK-ja mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

Aktuale February 12, 2026 - 07:59

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot nga ora 17:00 do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit, rendi i ditës është shpallja e zgjedhjeve të brendshme të rregullta në AAK.

Takimi zhvillohet në selinë qendrore të partisë në Prishtinë.