Zogaj: Qeverinë e re do ta udhëheqë LDK-ja
Foto: Laura Hasani

Zogaj: Qeverinë e re do ta udhëheqë LDK-ja

Aktuale December 02, 2025 - 15:06

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, tha se LDK-ja është e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe synon t’i fitojë ato.

Sipas tij, qeveria e re do të udhëhiqet nga kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

“Ne po hyjmë në zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet, ne po hyjmë në zgjedhje për të ofruar programin tonë politik dhe jemi të bindur që qeverisja e re do të udhëhiqet nga LDK-ja dhe kandidati jonë për kryeministër, Lumir Abdixhiku”, tha Zogaj. /rtv21