Haziri: LDK-ja nuk është në ditët më të mira, synim i përbashkët rikthimi si partia e parë në Kosovë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit është më i mirë se ai i 28 dhjetorit, por sipas tij, Lidhja Demokratike ende nuk është në gjendje të kënaqshme dhe ka nevojë për rikthim të plotë politik.
Haziri tha se përpjekjet për forcimin e partisë nuk do të ndalen dhe se qëllimi kryesor mbetet rikthimi i Lidhja Demokratike e Kosovës në pozicionin e saj si forcë e parë politike në vend.
Ai theksoi se çdo kryetar i LDK-së do të përballet me kërkesa për dorëheqje si ato me të cilat është përballur edhe Lumir Abdixhiku.
“Qëllimi është rikthimi i LDK-së, dhe ky është i përbashkët”, ka shtuar ai.
Ai mes tjerash ka theksuar se ka pasur konstatim që nuk ekziston LDK fare. “Ne jemi riorganizu e jemi rikthyer”, ka shtuar ai. /dukagjini