Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Aktuale June 24, 2026 - 23:06

Të enjten parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët në të gjithë vendin.

Sipas IHMK-së kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme dhe me mundësi të vogla për reshje.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 32°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.