Votimi nga diaspora, Krasniqi: LVV-ja ka rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021
Aktuale
March 04, 2025 - 19:15
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka krahasuar rezultatet e votimit me postë me ato të zgjedhjeve 2021.
Krasniqi u shpreh se këto rezultate tregojnë një rënie të numrit të votave për Lëvizjen Vetëvendosje, me 28 vota më pak.
Po ashtu ai tha se partitë e tjera kanë shënuar rritje, sidomos LDK-ja e cila ka pasur rritje për 15.748 vota më shumë, kurse PDK-ja ka 2021 vota më shumë dhe AAK-NISMA kanë 746 vota më shumë.
“LVV-ja kishte shpresuar se mundësimi i votimit nëpër misione diplomatike do të sillte më shumë përkrahje nga diaspora, por kjo pritje nuk është realizuar”, u shpreh Krasniqi ndër tjera. /Zëri