Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Aktuale May 23, 2024 - 20:38

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania nuk e ka vënë në pikëpyetje asnjëherë legjitimitetin e rregullores së BQK-së, por sipas tij zbatimi i saj ishte i pakoordinuar.

Ai në “Debat Plus”, tha se këshillat e Gjermanisë po injorohen dhe se kjo nuk krijon atmosferë të mirë.

“Ne japim këshilla nëse Këshilla jonë përherë injorohet kjo nuk krijon atmosferë të mirë, nëse marrim pyetjen e dinarit p.sh. Kosova është shtet i pavarur, Gjermania dhe shtetet e QUINT-it, vazhdimisht e kanë theksuar legjitimitetin që Kosova ta ketë një valutë të vetme. E vetmja gjë që pandërprerë  e kemi vënë në pikëpyetje dhe kritikuar është mënyra e implementimit. Kjo është çështje e dialogut, e kemi Lajçakun, duhet të diskutoni atje dhe të mos ketë  aktivitete të pakoordinuara. Çdo aktivitet që është i pakoordinuar, çon në pasoja dhe ndërlikon atmosferën politike. Legjitimiteti i  vendimit të BQK-së, nuk është në pikëpyetje, ne vetëm kritikojmë vetëm mënyrën e zbatimit, i cili ka qenë i pakoordinuar”, tha ai.