Kurti me ambasadorin britanik flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kurti me ambasadorin britanik flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale April 13, 2024 - 18:42

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg.