Shqiprim Musliu: Duhet të punojmë derisa Lugina të bëhet pjesë territoriale e Kosovës

Shqiprim Musliu: Duhet të punojmë derisa Lugina të bëhet pjesë territoriale e Kosovës

Aktuale May 20, 2024 - 17:55

Në nderim të 23-vjetorit, Shtëpia ku u nënshkrua Marrëveshja e Konçulit, u shndërrua sot në muze. 

Po ashtu u zbuluan edhe katër pllaka përkujtimore në shtëpitë që ishin në shërbim të UÇPMB-së.

Nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka thënë se duhet të punohet derisa Lugina të bëhet pjesë territoriale e Kosovës. Sipas tij, vetëm kështu shkon amaneti i dëshmorëve në vend. 

Nevzad Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka thënë se falë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve ne po gëzojmë ditët e bardha sot. /Zëri