Bekim Jashari për Mirush Kabashin: Njeri i pavdekshëm

Bekim Jashari për Mirush Kabashin: Njeri i pavdekshëm

Aktuale December 07, 2023 - 11:27

Ish-kryetari i Skenderajt dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari, ka thënë se veprat e artistit Mirush Kabashi do të mbesin pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Jashari ka kujtuar interpretimet emocionuese të Kabashit për komandantin legjendar Adem Jashari, ndërsa ka thënë se do të mbetet njëri i pavdekshëm, transmeton Zeri.info.

Jashari ka publikuar edhe një video nga interpretimi i mëhershëm i artistit Kabashi:

Tani o shkja i zi, ja unë ja ti,

Mor po unë, jo ti,

Se jam këtu kur s’kish njeri

… Unë jam këtu e do të jem dem baba dem

Sot iu dha lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi i cili u nda nga ne në moshën 75-vjeçare, por vepra dhe kontributi i tij do të mbesin përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Mirush Kabashi me poemën e tij të interpretuar në shumë koncerte e përvjetorë të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë atyre dëshmorëve e martirëve të Lirisë i dha forcë dhe motiv të lartë popullit tonë për çlirimin e vendit.

U prehsh në paqe njeri i pavdekshëm Mirush Kabashi!