Osmani bisedon me kryeministrin suedez, e informon për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson gjatë konferencës së “COP28”, të dielën.
Ajo ka thënë se me Kristersson ka folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Por thotë se ka biseduar edhe për ta çuar përpara integrimin evropian të Kosovës.
“Gjatë #COP28, informova kryeministri suedez Ulf Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
During #COP28, I informed @SwedishPM Ulf Kristersson about recent security developments in our region.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 3, 2023
We will continue to work closely with Sweden to advance our country’s European integration. ë pic.twitter.com/rx0cLUtBLV