Szunyogu ripërsërit thirrjen për kthim në dialog

Szunyogu ripërsërit thirrjen për kthim në dialog

Aktuale June 08, 2023 - 10:09

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës të ketë prioritet reformat në lidhje me BE-në.

“Diskutuan me Komitetin për Integrim në BE, progresin e Kosovës drejt BE-së dhe i bëmë thirrje Kuvendit që të ketë prioritet, reformat në lidhje me BE-në”, shkroi ai në Twitter.

Po ashtu diplomati i BE-së njoftoi se kanë diskutuar edhe për situatën në veri dhe kam ripërsëritur thirrjen për kthim në dialog.