Policët në veri me shujta të ftohta dhe orare të gjata
Foto: Laura Hasani

Policët në veri me shujta të ftohta dhe orare të gjata

Aktuale June 06, 2023 - 20:38

Disa policë të Kosovës, që janë duke shërbyer në pjesën veriore të vendit, thonë se u duhet të punojnë me orare të gjata, ndërkohë që nuk kanë as uniforma adekuate dhe as shujta të ngrohta.

Ata folën për REL-in në kushte anonimiteti. “Mua personalisht më ka rënë të qëndroj 72 orë pandërprerë”, tha njëri prej tyre.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar qysh më 26 maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe atje morën detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.