Haradinaj: Kjo çfarë po ndodhë në KEK, dëshmon se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Kjo çfarë po ndodhë në KEK, dëshmon se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq

Aktuale April 19, 2023 - 20:17

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për tri vepra penale.

Haradinaj, përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ka thënë se ”kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq!”. /Zëri