BE-ja për sulmin në Gllogjan: Shpresojmë se keqbërësi të sillet shpejt para drejtësisë

BE-ja për sulmin në Gllogjan: Shpresojmë se keqbërësi të sillet shpejt para drejtësisë

Aktuale November 27, 2021 - 12:51

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Gllogjan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagos një.

Në reagimin që ka bërë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është thënë që shpresojnë se i dyshuari të sillet sa më shpejt para drejtësisë.

“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, tha Zyra e BE-së përmes një postimi në Twitter. /Zëri