Deputeti gjerman Ganzke shpallet “Qytetar nderi” i Shtimes
Foto: Facebook

Deputeti gjerman Ganzke shpallet “Qytetar nderi” i Shtimes

Aktuale May 06, 2024 - 11:33

Kuvendi Komunal i Shtimes ka mbajtur seancë solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi” për deputetin dhe njëkohësisht shefin e Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarkut Unna, Hartmut Ganzke.

Çmimi Ganzkes iu dorëzua nga kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, i cili tha se ky titull është më se i merituar për deputetin gjerman. Ndërkaq Ganzke u shpreh falënderues për këtë titull dhe u shpreh se është krenar që është “Qytetar nderi” i Shtimes.