Hajdari: Bashkëpunimi i mirë mes Kosovës e Maqedonisë mundëson integrimin më të shpejtë në BE

Hajdari: Bashkëpunimi i mirë mes Kosovës e Maqedonisë mundëson integrimin më të shpejtë në BE

Aktuale September 16, 2021 - 22:57

Bashkëpunimi i mirë fqinjësor në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, mundëson integrimin më të shpejt rajonal në BE.

Kështu ka deklaruar minstrja e Ekonomisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, pas takimit që ka zhvilluar me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Kreshnik Bekteshi, takim ky në të cilin janë nënshkruar dy marrëveshje.

“Së bashku me Ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Kreshnik Bekteshi nënshkruam 2 marrëveshje dypalëshë - për të zhvilluar dhe fuqizuar bashkëpunimin në fushën e inovacionit, zhvillimit të teknologjisë dhe ndërmarrësisë, si dhe për të forcuar marrëdhëniet miqësore në mes dy shteteve përmes bashkpunimit në fushën e turizmit”, ka thënë Hajdari në një postim në Facebook.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot kanë nënshkruar 11 marrëveshje, ku disa nga to janë studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë, bashkëpunimi në sferën e diasporës, rregullimi kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunimi në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësish dhe në qeverisje lokale. /Zëri