Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për vendosjen e fotografive “dekurajuese” në pako të duhanit

Hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ për vendosjen e fotografive “dekurajuese” në pako të duhanit

Aktuale April 26, 2024 - 14:50

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për plotësim-ndryshimin e Ligjit për kontrollin e duhanit.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive ose ilustrimeve të tjera dhe tekstit - mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose rinisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aplikimi i vërejtjeve të kombinuara ose paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

Ndërkaq ky udhëzim administrativ ka hyrë në fuqi më 25 prill 2024. /Zëri