Nesër ndërprerje të ujit të pijshëm për qytetarët që furnizohen nga sistemi i Batllavës

Nesër ndërprerje të ujit të pijshëm për qytetarët që furnizohen nga sistemi i Batllavës

Aktuale August 06, 2021 - 15:26

Konsumatorët e Prishtinës dhe të Podujevës, të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Batllavës, nesër do të kenë ndërprerje.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues ‘SP Batllavë - FPU Albanik’, gjatë ditës së nesërme, 7 gusht 2021, e shtunë, ju njoftojmë se mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe të Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Zëri