Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase, që përmbush nevojat e qytetarëve
Foto: Laura Hasani

Kurti: Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase, që përmbush nevojat e qytetarëve

Aktuale May 07, 2024 - 15:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën “Si mund të përfitojnë komunitetet joshumicë nga zvogëlimi i barrës administrative?”.

Kurti tha se administrata publike është fusha ku ne u shërbejmë qytetarëve, prandaj është prioritet kyç i Qeverisë.

Ai ka theksuar se synojmë zvogëlimin e dokumentacioneve të kërkuara, lehtësimin e proceseve të aplikimit nëpërmjet digjitalizimit dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga institucionet publike.

Image

“Është hera e parë që po diskutojmë për këtë teme. Administrata publike është fusha ku ne i shërbejmë qytetarëve prandaj është prioritet kyç i qeverisë sonë. Zvogëlimi i barrës administrative është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha komunitet në Kosovë të kenë mundësi të barabarta për të përfituar shërbimet dhe burimet qeveritare. Kosova ka nevojë për një qeverisje efikase dhe përgjegjëse që përmbush nevojat e qytetarëve. Kjo përfshin zvogëlimin e dokumentacioneve të kërkuara, lehtësimin e proceseve të aplikimit nëpërmjet digjitalizimit dhe përmirësimi e shërbimeve të ofruara nga institucionet publike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se përmirësimi i sistemit të administratës do të ndikojë edhe në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për kryerjen e procedurave të nevojshme për bizneset dhe ndërmarrësit.

“Në fushën e arsimit zvogëlimi i barrës administrative do të lehtësojë procesin e lehtësimit në institucionet arsimore dhe do të rrisë mundësinë për qytetarë për të përfituar nga arsimi. Në shëndetësi zvogëlimi i barrës administrative do të sjellë një përmirësim në qasje dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe komunitetet që kemi parë që deri tani nuk e kanë pasur të lehtë për të përfituar nga shërbimet shëndetësore. Në aspektin ekonomik do të ndikojnë në krijimin e një mjedisi më të favorshëm për kryerjen e procedurave të nevojshme për bizneset dhe ndërmarrësit. Me këtë do të rriten investimet, do të krijohen vende të reja të punës. Kështu do të kemi rritje dhe zhvillim ekonomik në përgjithësi të vendit”, ka thënë ai.

Image