150 automjete me regjistrim të skaduar gjatë korrikut në Mitrovicë

150 automjete me regjistrim të skaduar gjatë korrikut në Mitrovicë

Aktuale August 06, 2021 - 15:09

Gjatë muajit korrik zyrtarët policorë në Mitrovicë kanë identifikuar 150 automjete me regjistrim të skaduar.

Ndaj këtyre kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba dhe 150 automjeteve të identifikuara me regjistrim të skaduar u janë sekuestruar targat. Automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.

“Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me angazhimet operative në fushën e sigurisë, ku Njësia e Reagimit të Shpejtë vazhdon me angazhim dhe përkushtim maksimal në mbështetje të njësive dhe sektorëve të tjerë në nivel rajoni”, thuhet në njoftim. /Zëri