Ndryshimi i kufijve në Ballkan? Presidenti slloven: Nga përvoja dimë që kjo s’bëhet pa flijime

Ndryshimi i kufijve në Ballkan? Presidenti slloven: Nga përvoja dimë që kjo s’bëhet pa flijime

Aktuale May 06, 2021 - 16:44

Presidenti slloven, Borut Pahor zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta.

Në konferencën për mediet, pas takimit, Pahor komentoi edhe çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se me anëtarësimin ne Bashkimit Europian, kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishëm, por Presidenti slloven shtoi se ndryshimet e kufijve nuk behën pa flijime.

“Me këtë qasje do të zvogëlohej rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan, që sipas mendimit tim se ky proces nuk mund të përfundojë në mënyrë të paqtë. Në anëtarësinë e BE, kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe nuk ka nevojë për ndryshimet e tyre. Dimë nga provoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime”, tha presidenti i Sllovenisë.

Kreu i shtetit, Ilir Meta, theksoi se Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor konfirmoi se mbetet një “avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”./EuronewsAlbania