Cakolli i PDK-së thotë se edhe eksponentë të lartë të LVV-së kanë manipuluar me vota, publikon tabelën me emra

Cakolli i PDK-së thotë se edhe eksponentë të lartë të LVV-së kanë manipuluar me vota, publikon tabelën me emra

Aktuale March 11, 2021 - 10:29

Bujar Cakolli, nga PDK-ja, po thotë që edhe eksponentë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë manipuluar me vota.

Sipas Cakollit, vjedhje industriale të votës ka pasur edhe në mesin e “engjëjve” të LVV-së.

Ai thotë se në një vendvotim në Gjilan pas rinumërimit del se edhe të LVV-së kanë manipuluar komisionarët për të shumëfishuar votën.

“Vjedhje industriale të votës paska pasur edhe në mesin e ‘engjëjve’ të VV-së. Në vendvotimin 0401X/14 në Gjilan, pas rinumërimit, po del se eksponentë të lartë të LVV-së kanë manipuluar komisionarët duke shumëfishuar votat e tyre”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Cakolli madje ka publikuar edhe një tabelë, ku shihen kandidatët që kanë marrë më shumë vota në numërim sesa në rinumërim. /Zëri

Image