“Asim Vokshi” në Prishtinë kalon në mësim online, infektohen 5 mësimdhënës

“Asim Vokshi” në Prishtinë kalon në mësim online, infektohen 5 mësimdhënës

Aktuale November 20, 2020 - 15:25

SHFMU “Asim Vokshi” në Prishtinë ka njoftuar se nga sot kjo shkollë do të kalojë në mësim online, përcjell “Zeri.info”.

Mësimi online do të vazhdojë për 14 ditë, pasi pesë mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër, nxënës dhe ju mësimdhënës,

Pas konfirmimit nga IKSHPK-ja se në shkollën tonë kanë rezultuar 5 mësimdhënës pozitivë me COVID-19, dje është marrë vendimi që shkolla të kalojë në skenarin C - mësim online për 14 ditë.