Gani Geci intervistohet në Hagë për 20 orë

Gani Geci intervistohet në Hagë për 20 orë

Aktuale September 18, 2020 - 18:09

Ish-deputeti i Kuvendit, Gani Geci është intervistuar në Hagë nga Gjykata Speciale për 20 orë rresht.

Këtë e ka konfirmuar vet Geci duke thënë se është marrë në pyetje për tri ditë radhazi, raporton Zeri.info.

“Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marrë në pyetje për tre ditë, plot 20 orë”, tha Geci përmes një deklarate.

"Nga dëshmia ime duhet të frikësohen ata që e kanë shkruar komunikatën nr.59 të UÇK-së”, tha Geci. /Zëri