Konjufca: Serbia ngriti kurth me 1,000 teste për COVID-19, Kosova nuk ra në atë kurth

Konjufca: Serbia ngriti kurth me 1,000 teste për COVID-19, Kosova nuk ra në atë kurth

Aktuale April 24, 2020 - 23:06

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar edhe donacionin prej 1,000 testeve për COVID-19 të ardhura nga Serbia.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Serbia ka dashur t’i përdorë testet por Kosova nuk ra në kurth.

“Ato një mijë teste nuk janë asgjë. Qëllimi i Serbisë ka qenë që Daçiqi të mbajë një fjalim në OKB e të konsideroj qeverinë e Kosovës si raciste pasi ne edhe testet i shohim një etnike. Përkundrazi Gjermania, Amerika dhe Britania e Madhe e përgëzuan Kosovën për këtë veprim. Kjo ka qenë një kurth i Serbisë që në për një mijë teste nuk ramë”.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se Serbisë duhet përmendur dhunimet seksuale në luftë që kanë bërë ushtarët dhe policët e saj.

Konjufca thotë se 1,000 teste nuk janë asgjë por që nuk kanë dashur t’i japin shkas Serbisë të paraqes Kosovën raciste.

“Dëmi do të ishte i madh nëse qeveria do të kishte filluar me qasje etnike”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.