Zjarrfikësi i Tiranës bënë apel për qytetarët: Mos përdorni ashensorët
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Dritan Goxhaj thotë që qytetarët duhet të kenë kujdes në përdorimin e ashensorëve.
Në një lidhje telefonike për Ora News, Goxhaj thotë shërbimi zjarrfikës ka kaluar në gatishmëri të plotë. Ndërsa sqaron se problemet më të shumta që ata kanë hasur janë bllokimi i dyerve dhe ashensorëve.
“Shërbimi zjarrfikës ka kaluar në gatishmëri të plotë. Problemet kanë qenë bllokimet e dyerve të banesave dhe probleme me disa ashensor
I jemi përgjigjur çdo thirrje të qytetarëve. Dy orë pas qetësimit të situatës në Tiranë, jemi nisur në ndihmë të bashkive të tjera siç është Kruja dhe Durrësi dhe vazhdojmë edhe sot operacionet.
Ashensorët është mirë që mos të përdoren. Nga tronditjet mund të kemi bllokim”, tha Goxhaj.
Ai i bëri apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes dhe për çdo problematikë të njoftojnë shërbimet zjarrfikëse.