Daçiq: Pacolli me 500 mijë dollarë deshi ta blinte njohjen e Kosovës nga Kongoja

Daçiq: Pacolli me 500 mijë dollarë deshi ta blinte njohjen e Kosovës nga Kongoja

Aktuale maj 25, 2019 - 10:37
Lexo tjera detaje

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçqi ka deklaruar për gazetën e Beogradit “veçernje novosti” se “ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli kohë më parë në Kongo kishte dërguar njeriun e vet me 500 mijë dollarë në mënyrë që qeverinë e atjeshme ta bindte për ta njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës”.

Gazeta e Beogradit përkujton se Pacolli në fillim të majit kishte paralajmëruar se Kongo do ta njihte së shpejti Kosovën, porse, shton gazeta, “në Beograd kishte arritur shumë shpejt nota e Ambasadës së Kongos se me të cilën ishte përgënjeshtruat paralajmërimi” .

Konfirmimin tjetër se Kongoja nuk do ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, Daçiq gjoja e ka marrë nga presidenti i këtij vendi Félix Tshisekedi me të cilin është takuar.

Sipas fjalëve të Daçiqit, ai gjatë dhjetë ditëve të shkuara kishte vizituar shtatë shtete të Afrikës, ndërsa, ka thënë ai, Kongoja nuk është vendi i vetëm ku Pacolli ka emisarët e vet

Pas bisedave që ka pasur në Tanzani, Togo, Ganë e Svazilend, shtete që e njohin pavarësinë e Kosovës, Daçiqi ka thënë se beson se këto shtete, të paktën, do të jenë të përmbajtura gjatë votimin për anëtarësim të Kosovës në UNESCO e Interpol.

Daçiq ka paralajmëruar se do të vazhdojë me lobimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës pavarësisht j presioneve që ka për t’i ndërprerë këto aktivitete.