Mot i ndryshueshëm këtë javë

Aktuale February 19, 2019 - 08:46
Lexo Detajet

Në Kosovë gjatë kësaj jave do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të premten pritet të ketë luhatje të vlerave termike dhe barike, kështu që gjatë ditës do të krijohen kushte për formim të vranësirave të dendura dhe mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe nëpër territore të kufizuara.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri në 7m/s”.