Haradinaj u rrit pagën mësimdhënësve

Aktuale January 20, 2019 - 19:53
Lexoni detajet

Greva e cila ka filluar më 14 janar të këtij viti ka shtyrë kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj që të rris pagat për mësimdhënësit. Sonte ai pas një takimi të përbashkët të zhvilluar me zyrtarë të SBAShk-ut, anëtar të komisionit për Buxhet dhe me ministrin e Arsimit, Shyqyiri Bytyqin ai ka njoftuar që pagat për mësimdhënësit janë rritur, raporton “zëri.info”.

Ai ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

LEXO EDHE: Haradinaj ‘ultimatum’ mësimdhënësve, nesër të fillojë mësimi

Haradinaj po ashtu ka njoftuar që kjo rritje është bërë edhe në konsultim me akterë të tjerë.

“Edhe unë por edhe Kosova e kemi marrë me shumë seriozitet por edhe me shumë shqetësim grevën në arsim. Tani ka ndodhur një rritje substanciale e pagave dhe kjo rritje është votuar në Komisionin për Buxhet nga gjitha partitë qoftë nga pozita por edhe nga opozita. Është përkrahur edhe nga Ministria e Financave”, ka thënë para mediave Haradinaj. /ZËRI

Image