A do t`i hiqet Kosovës edhe një njohje? Flet Ahmeti

A do t`i hiqet Kosovës edhe një njohje? Flet Ahmeti

Aktuale janar 18, 2019 - 15:00
Lexoni detajet

Kryesuesi e ekipit negociator, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë që të hënën pritet që njëri nga vendet që ka njohur Kosovën ka tërheq njohjen e tij.

“Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq vazhdon luftën e tij diplomatike në përpjekje për t’i tërhequr njohjet e Kosovës, ka paralajmëruar edhe një ç’njohje për të hënën, duke shtuar se Serbia e ndalë fushatën agresive, atëherë kur SHBA e ndalë lobimin për Kosovën” ka shkruar Ahmeti në facebook.

LEXO EDHE: Daçiç për të hënën paralajmëron edhe një çnjohje të Kosovës

Sipas Ahmetit pikërisht kjo qasje nuk i hapë rrugë largimit të taksës e as dialogut dhe as nuk arsyeton presionin e Brukselit për heqje të taksës.

“Në të njëjtën kohë, nuk po ndalet presioni nga Brukseli për heqjen e taksës, sepse nuk qenka në frymën e dialogut. Si na qenka kjo fushatë e Serbisë në frymën e dialogut? A do të ketë deklarata nga Brukseli sot? A do të ketë vizitë urgjente nga Hahni në Beograd? Taksa është vendim i Qeverisë, por në këtë lojë të Serbisë, nuk ka as kushte elementare për heqje të taksës, apo dialog” ka theksuar Ahmeti.

Daçiq kishte deklaruar se Kosovën e kanë çnjohur disa shtete deri më tash.