Daçiç për të hënën paralajmëron edhe një çnjohje të Kosovës

Aktuale January 18, 2019 - 13:30
Lexoni detajet

Të hënën më 21 janar, edhe një shtet tjetër mund të tërheq njohjen e saj për shtetin e Kosovës, thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, transmeton Zeri.info.

Ai ka deklaruar se Serbia vazhdon me aktivitetet e saj për arritjen e tërheqjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

“Të gjithë e dinë se na është kërkuar të suspendojmë aktivitetet tona për 6 muaj, në mënyrë që ata të suspendojnë taksat e tyre që na i kanë vënë. Por a vlen kjo edhe për Amerikën, pra që edhe ajo të ndërpresë lobimin për Kosovën? Në Këshillin e Sigurimit kanë deklaruar se ‘ftojmë të gjitha vendet që ta njohin pavarësinë e Kosovës’.

Ne nuk e kemi pranuar këtë dhe vazhdojmë me punën tonë”, ka deklaruare Daçiç. Ai ka theksuar se ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjatë vizitës së djeshme të presidentit Vladimir Putin, ka thënë se për Beogradin është sukses historik që 12 shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës./ZERI