Anëtari i Vetëvendosjes e krahason Frashër Krasniqin me Golyadkinin e Dostojevskit

Aktuale December 23, 2018 - 23:25
Lexo Detajet

Anëtari i Vetëvendosjes dhe po ashtu i nominuari për anëtar në KQZ, Adnan Rrustemi, ka reaguar në debatin e fundit mes LVV-së dhe PSD-së.

Akuzave të Albin Kurtit, që iu përgjigj me një video të prerë Frashër Krasniqi e për të cilat pati reagime edhe nga Liburn Aliu e akterë të tjerë, iu përgjigje dhe Rrustemi, transmeton zeri.info.

LEXO EDHE: Anëtari i Vetëvendosjes i kundërpërgjigjet Frashër Krasniqit

Ai e krahasoi Frashër Krasniqin me personazhin Golyadkin të novelës “Sozia” të Dostojevskit, një nëpunës qeveritar që çmendet pasi takon “kopjen e tij”.

Rrustemi e ka quajtur të shitur Krasniqin, përmes një postimi në Facebook.

LEXO EDHE: Aliu ironizon me Krasniqin me 'Eduard duargërshërën'

“Duke ju rënë një nga një skemat, e duke ju dalur edhe më shpesh skandalet e pazaret, nuk ju ka mbetur as arsye e as motiv për të qëndruar në PSD. Frashëri ka nevojë të përhershme, për iluzionin e tij, që t’ia kujtojë vetes veten e tij të dikurshme si mohim të vetes së tij të tashme prej të shituri. Tamam si personazhi Golyadkin në novelën e Dostojevskit “Sozia”, i cili për të zbuluar magjepsjen e tij me dyfishin psikologjik, sheh rrëmujën e tij, i cili ka sukses në gjithçka në të cilën vet ai ka dështuar”, shkroi ai, transmeton zeri.info.

Ai po ashtu “parashikoi” një shkrirje të PSD-së, duke aluduar në Frashër Krasniqin./ZERI

Postimi i plotë:

Shumë mund të pyesin se çfarë e bashkon Frashër Krasniqin me Fisnik Ismajlin, Dardan Molliqajn me Dardan Sejdiun e Visar Ymerin me Shpend Ahmetin. Përgjigjja është: asgjë konceptuale e as ideologjike, veç interesa personale. Në fillim këta u bënë bashkë vetëm në ditën kur guxuan t’ia thonë njëri-tjetrit planin e tyre kundër Albinit. Shpendi, Sejdiu e Ismajli ishin aty, duke pritur, ndërsa Molliqaj, Krasniqi e Ymeri i gjetën në një moment të caktuar. Por a do t’i mbajë bashkë kjo arsye? Siç u pa nga mesazhet e djeshme, së paku për Frashërin dihet se tanimë nuk e duron dot krahun e Shpendit.

Dëmtimi i Lëvizjes që e kishin menduar u pa që nuk ju funksionoi. Lëvizja po rritet e zgjerohet përditë e më shumë, e si asnjëherë tjetër këtë vit kishim 5120 anëtarësime të reja dhe 146 pika të reja.

Duke ju rënë një nga një skemat, e duke ju dalur edhe më shpesh skandalet e pazaret, nuk ju ka mbetur as arsye e as motiv për të qëndruar në PSD. Frashëri ka nevojë të përhershme, për iluzionin e tij, që t’ia kujtojë vetes veten e tij të dikurshme si mohim të vetes së tij të tashme prej të shituri. Tamam si personazhi Golyadkin në novelën e Dostojevskit “Sozia”, i cili për të zbuluar magjepsjen e tij me dyfishin psikologjik, sheh rrëmujën e tij, i cili ka sukses në gjithçka në të cilën vet ai ka dështuar.

Frashërit dhe Molliqajt, krejt çfarë ju ka mbetur, janë përfytyrimi i tyre për kopjen e tyre dhe ca materiale të plaçkitura sa kanë qenë në Lëvizje, që përveç përpjekjes dëshpëruese për të mbuluar skandalet e pazaret e tyre, arrijnë ta shohin veten e tyre para shitjes.