Anëtari i Vetëvendosjes i kundërpërgjigjet Frashër Krasniqit

Aktuale December 23, 2018 - 22:44
Lexo Detajet

Frashër Krasniqi sot ka reaguar ndaj Albin Kurtit pasi ai i tha kushdo që po del nga VV-ja po përfundon në prehrin e PDK-së.

Ai përmes disa postimeve në Facebook i quajti VV-në fallxhorë që “i kanë lodh qytetarët duke vajtu, shpif…”

LEXO EDHE: Krasniqi publikon videon ku Kurti refuzonte që VV të ketë vija të kuqe për PDK-në

E për këtë u kundërpërgjigj Valdrin Ahmeti, anëtar i lëvizjes Vetëvendosje, transmeton zeri.info.

Ai tha se PSD po përpiqen ta imitojnë Kadri Veselin e po montojnë e prejnë fjalët e Albin Kurtit.

"Sekrete mbeten vec borxhet qe Dardani i ka Palit e Shpendi Kadriut", shkroi ndër të tjerash ai./Zeri.info/

Postimi i plotë i Ahmetit:

PSD po perpiqet me fole qysh tha Kadrija, por ende eshte fillestare. Boll jane lodhur duke montuar e duke prere fjalen e Albinit, per te thene se Albini paska analizuar qe fitorja e LV mund ta ndryshoje PDK. Mirepo kjo analize e Albinit eshte thene nga vete ai publikisht edhe ne emision televiziv, e s ka asgje sekrete aty.

Sekrete mbeten vec borxhet qe Dardani i ka Palit e Shpendi Kadriut.