Krasniqi publikon videon ku Kurti refuzonte që VV të ketë vija të kuqe për PDK-në

Aktuale December 23, 2018 - 20:58
Lexo Detajet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati sot disa kritika për ish-anëtarët e partisë së tij.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti i quajti ish-kolegët e tij ‘tradhtarë’ të cilët janë blerë nga Hashim Thaçi.

Ai gjithashtu tha se parashikimet po dalin të sakta se kushdo që po del nga VV-ja po përfundon në prehër të PDK-së.

Të gjitha këto Kurti i deklaroi pas shkëmbimit të fundit të mesazheve në mes ish-kolegëve të tij tashmë pjesë e PSD-së, me deputetë të koalicionit qeveritar.

Por deklarimeve të sotme të Kurtit, iu kundërpërgjigj deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Krasniqi tashmë i larguar nga VV-ja publikoi një video, të realizuar në vitin 2016 në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së në Viti, ku Kurti pati refuzuar që Vetëvendosje të ketë vija të kuqe për PDK-në.

">http://

Me këtë rast, Krasniqi tha se gjithmonë kanë pasur vija të kuqë dhe do të kenë për PDK-në dhe se sipas tij koha do ta dëshmojë këtë.

“Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do ë ketë. Veç mos i ardhë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që ‘PDK’ tash ka ndryshuar nuk është e njëjta etj..ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se anëtarët e VV-së, duhet të merren me veten.

Postimi i plotë:

VIDEO NGA KËSHILLI I PËRGJITHSHËM I VV, VITI 2016. ALBIN KURTI REFUZON QË VV TË KETË VIJA TË KUQE PËR PDK.

Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.”, ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video.

Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”.

I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë.