Aliu ironizon me Krasniqin me 'Eduard duargërshërën'

Aktuale December 23, 2018 - 23:00
Lexo Detajet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka ironizuar me kolegun e tij deputet nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqin, duke e krahasuar atë me Edward Scissorhands, personazhin e filmit me të njëjtin emër të cilin e luan aktori Johnny Depp.

Aliu, përmes një fotografie të Edward Scissorhands të publikuar në Facebook, ka shkruar: “Frashër Scissorhands”, duke aluduar në deputetin e PSD-së, Frashër Krasniqi.

LEXO EDHE: Krasniqi publikon videon ku Kurti refuzonte që VV të ketë vija të kuqe për PDK-në

Mirëpo, deputeti i Vetëvendosjes nuk ka dhënë shpjegim më të detajuar për krahasimin e Krasniqit me personazhin e filmit të cilin e luan Johnny Depp.

">http://

Edward Scissorhands – siç përkthehet në gjuhën shqipe “Edward Duar-gërshëra” – është një personazh fiktiv, i cili përmes duar-gërshërëve të tij pret ose modifikon gjëra të ndryshme.

Ndërkaq, Frashër Krasniqi ka publikuar sot një video të vitit 2016, ku dëgjohet Albin Kurti duke folur në lidhje me koalicionet e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në videon e publikuar nga Krasniqi, vërehet se fjalimi i Kurtit është ndërprerë herë pas here dhe nuk është publikuar i plotë.