Aktivistet e PDK-së e duan rektorin e tyre, protestojnë kinse për depolitizim të UPZ-së

Aktuale December 22, 2018 - 09:30
Lexo tjera detaje

Dhjetëra aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës që janë pjesë e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit, kanë protestuar gjatë ditës së djeshme në oborrin e këtij universitetit kundër zgjedhjes së Ismet Temajt, ushtrues detyre të rektorit.

Ky grup studentësh që për synim thonë ta kenë depolitizimin e UPZ-së, kanë kërkuar edhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij universiteti, me arsyetimin se kanë bërë keqpërdorim të financave. Ata po ashtu kanë kërkuar të kenë edhe bursa dinjitoze.

Senatori i Parlamentit Studentor Arianit Berisha, i cili mbajti fjalim para protestuesve ka kërkuar masa urgjente nga MASHT-i. Ky i fundit është parë edhe në aktivitete të PDK-së, si aktivist i partisë.

Fotografi e publikuar në Facebook

Por se janë të ndikuar nga ish-menaxhmenti i kaluar i UPZ-së këtë e ka pohuar edhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në një intervistë për “Gazeta Blic”.

“Ne duhet ta shqyrtojmë gjendjen, nëse ne gjejmë që fajëtor është këshilli drejtues i emëruar nga Ministria e Arsimit nuk është problem për të zgjedhur këtë problematikë, por unë konsideroj që është një problematikë më e zgjëruar dhe problem duhet të zgjidhet Brenda universitetit. Une konsideroj që problemi është duke u shkaktuar nga ish-menaxhmenti i Universitetit të Prizrenit, të cilët po dëshirojnë të mos lejojnë ndryshimin”, u shpreh ai.

Image

Image