Pacolli: Dialogu do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale December 15, 2018 - 23:35
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, beson se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

LEXO EDHE: Vuçiq i shqetësuar pas votimit të rezolutës për dialogun

Përmes një shkrimi ne Facebook, Pacolli e konsideron lajm pozitiv i avancimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.

Postimi i plotë i Pacollit:

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avansimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.

Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta. 
Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm. Qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do ti japin legjitimitet secilit vendim.