Vuçiq i shqetësuar pas votimit të rezolutës për dialogun

Aktuale December 15, 2018 - 21:50
Lexo detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se problemi me i madh për Serbinë është Kosova. Ai ka thënë se parlamenti i Kosovës me miratimin e rezolutës për dialog, ka vendosur tri kushte të rëndësishme, transmeton “zëri.info”.

“Ata kanë dalë me tri konkluzione të rëndësishme por nuk dihet se kujt i janë drejtuar. Me siguri mendojnë se po i bëjnë presion Serbisë, por nuk besoj se ata mendojnë se me këtë mund ta frikësojnë dikë. Ndoshta kjo është për nevojat e tyre politike të brendshme", ka thënë Vuçiq.

LEXO EDHE: Reagon Gjuriq pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë

Ai me tej ka sqaruar tri kushtet: “Secila marrëveshje duhet të qoj në njohjen e Kosovës, se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe se duhet të mbahet tërësia territoriale që do të thotë se asnjë pjesë e Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e ndonjë federate", ka shtuar ai.

Vuçiq thotë se me këtë veprim, ata duan t'ia mbyllin çdo dere dialogut.

"Porosia e tyre është: duam çdo gjë me çfarëdo çmimi por jemi për dialog. E çfarë të bisedojmë ne pra në bazë të atij dokumenti", është shprehur Vuçiq./ZËRI