Veseli: Nesër më së largu votohet rezoluta e dialogut me Serbinë

Aktuale December 14, 2018 - 22:26
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nesër mund të mbahet seanca plenare për votimin e rezolutës ëpr dialogun me Serbinë.

Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është arritur konsensusi politik për ta votuar rezolutën për dialogun me Serbinë.

Në një bisedë për televizionin publik, Veseli ka konfirmuar një gjë të tillë pa dhënë më shumë detaje.

LEXO EDHE: Veseli: Kushdo që na ngacmon, do t’i përgjigjemi

“Besoj se hiç më larg se nesër do ta kemi një rezolutë për dialogun”, ka thënë Veseli, pa treguar nëse pjesë e saj do të jetë edhe LDK-ja e Vetëvendosje.

Gazeta Express më herët ka raportuar se Kuvendi i Kosovës nesër me fillim nga ora 10:00, do të mbajë seancë plenare lidhur me rezolutën e dialogut me Serbinë.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.