Veseli: Kushdo që na ngacmon, do t’i përgjigjemi

Aktuale December 14, 2018 - 21:24
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për krijimin e ushtrisë, vizitën në SHBA, dialogun dhe për shumë zhvillime të tjera aktuale në vend.

Ai ka theksuar edhe njëherë faktin se Ushtria e Kosovës është për partneritet dhe për të ruajtur e ndihmuar paqen në rajon. 

Ai madje është shprehur se Kosova nuk e ngacmon askënd, por do t’i përgjigjet të gjitha ngacmimeve që i vijnë.

LEXO EDHE: Vuçiq ‘çartet’ pas vendimit për ushtrinë

“Duhet të na lënë rehat”, ka thënë Veseli.

I pyetur për serbët të cilët janë larguar nga FSK dhe strategjinë për të futur përsëri serb në kuadër të Ushtrisë së Kosovës, Veseli tha se edhe kjo do të bëhet.

Ai tha se në të njëjtën mënyrë si janë kthyer serbët në Kosovë pas pavarësisë do të kthehen edhe në ushtri sepse ata kanë rënë pre e propagandës dhe shantazhës të Serbisë.