Vuçiq ‘çartet’ pas vendimit për ushtrinë

Aktuale December 14, 2018 - 20:35
Ja çfarë tha ai në konferencën e jashtëzakonshme për media

Presidenti i Serbisë në një konferencë për media ka akuzuar Kosovën dhe partnerët ndërkombëtar për formimin e ushtrisë. Vuçiq ka potencuar që shqiptarët nuk duan kompromis, transmeton “zëri.info”.

“Shqiptarët, si dhe sponsorët e tyre, treguan se nuk u kujdesën për zbatimin e drejtësisë, por për një sulm të padeklaruar ndaj Serbisë. Serbia donte paqen dhe bënte përpjekje të vazhdueshme. Prishtina ka vetëm një obligim në gjashtë nga 15 marrëveshjet, që është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe kjo nuk vjen në mendje - thotë Vuçiq.

Sipas tij vendimi për formimin e ushtrisë për qëllim kishte goditjen e Serbisë e ku edhe përmendi dështimin e anëtarësimit të Kosovës në disa organizata ndërkombëtare, transmeton tutje “Zëri.info”.

-“Ata kishin vetëm një qëllim për të goditur Serbinë, sepse ajo guxonte të fitonte. Serbia është fajtore për ta, sepse nuk humbi votimin në Interpol, UNESCO, dhe Serbia nuk filloi votimin. Ne iu lutëm atyre në Bruksel që të mos e bënin këtë, ata mendonin se me ndihmën e Amerikës do të rrëzonte Serbinë “, tha  tutje Vuçiq.

Tutje presidenti serb ka pohuar që për ushtrinë ka dërguar një kërkesë për seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Serbia ka dërguar një kërkesë për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe unë jam gati të marrë pjesë personalisht si president në të” tha Vuçiq. /ZERI